*Udhëtim që nuk niset nga stacioni, por nga malli*

Ka njerëz që e matin suksesin me pasuri. Ka të tjerë që e matin me pushtet. Por ne, shqiptarët e Kosovës, gjithmonë e kemi matë dashninë me një gjë: me mall.

Mall për nënën që të pret te dera.
Mall për babën që s’flet shumë, por e ndien në sy sa shumë i ke munguar.
Mall për fëmijët që rriten shpejt, për shokët që s’të harrojnë, për erën e lagjes, për shijen e bukës së furrës afër shtëpisë.

Sharr Travel nuk ofron thjesht bileta. Ofron mundësinë me u kthye, me u mbush shpirtin, me e prek vendin ku e len gjithmonë një pjesë të zemrës.

🇽🇰 KOSOVË – 🇨🇭ZVICËR – 🇽🇰 KOSOVË
🚌 Nisje 5 herë n’javë: Martën, Mërkurën, Enjten, Premten e Shtunën.
Se kur t’thërret zemra, nuk ka as kalendar, as orë që mund ta ndalë.

📍 Gjenevë 15:30
📍 Lozanë 17:00
📍 Bern Noifeld 18:00
📍 Soloturn 18:30
📍 Basel 19:00
📍 Olten 19:30
📍 Cyrih 20:00
📍 Luzern 21:30
📍 Chiasso 23:45

Kur hip në autobus, nuk je veç udhëtar. Je pjesë e një vargu që niset me mall dhe kthehet me buzëqeshje.
Në çdo ndalesë, një shpresë. Në çdo ulëse, një histori.
Në çdo kthim, një betim që nuk harrojmë prej nga vijmë.

Sharr Travel është urë. Është përqafim. Është shërbim që nuk matet me kilometra, por me zemër.

Në kohë kur mërgimtari është shtylla e vendit tonë, Sharr Travel është krah që e mban gjallë lidhjen, është frymëmarrje për Kosovën që jeton edhe jashtë kufijve.

Prandaj, kur mallin nuk mund ta ndalësh, mos prit.
Sharr Travel është gati, gjithmonë.
Se Kosova nuk është larg, kur rruga bëhet me dashni.