Sharr Travel – “Sindikata” e udhëtarëve që po negocion për pushimet e çdo kosovari
Imagjinoni për një çast se çfarë do të ndodhte nëse mijëra kosovarë do të mblidheshin bashkë, të flisnin me një zë dhe të negocionin për çmimet e pushimeve të tyre në bregdetin shqiptar. E pamundur? Jo më. Sepse Sharr Travel e ka bërë këtë realitet.
Sharr Travel nuk është më thjesht një zyre ku rezervon një biletë. Është bërë “sindikata” e udhëtarëve kosovarë, që flet dhe negocion në emër të tyre.
Me fuqinë e numrave, ata po ndryshojnë ekuilibrat:
•Po ulin çmimet në destinacionet më të kërkuara.
•Po sigurojnë kushte që dikur ishin luks.
•Po bëjnë që hotelet dhe resortet shqiptare të kuptojnë se kosovari nuk është më një klient i rastësishëm – është një klient me kërkesa dhe standard.
Nga plazhet e Shëngjinit te resortet e Ksamili
Kur Sharr Travel negocion, çmimet e hoteleve bien, ofertat hapen dhe vendet rezervohen me kohë.
Kjo është arsyeja pse sot kosovarët po pushojnë në resorte që dikur i shikonin vetëm në reklama. Ksamil, Dhërmi, Sarandë, Radhimë, Jale – janë më afër se kurrë.
Zëri që ndryshoi tregun
Nëse dikur udhëtarët kosovarë ishin individë të shpërndarë që përballeshin me çmime të larta e mungesë sigurie, sot ata kanë një zë të përbashkët.
Dhe ky zë po dëgjohet në çdo tryezë negociatash me hotelierët shqiptarë.
Rezultati?
– Çmime të drejta,
– ⁠⁠Shërbime të sigurta dhe pushime pa surpriza.
Verë 2025: Mos mbet jashtë kësaj vale sepse ja u kemi premtu që KJO ËSHTË VERA JUAJ!
Nëse ende mendon se pushimet janë çështje fati, është koha ta ndryshosh këtë ide.
Sharr Travel nuk po shet vetëm bileta – po blen siguri, çmime të ulëta dhe qetësi mendore për çdo udhëtar.
🚍 Rezervo tani dhe bëhu pjesë e kësaj fuqie!
🌊 Deti i Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më afër, më i përballueshëm dhe më i organizuar.
Sepse kur Sharr Travel flet, bregdeti shqiptar dëgjon.