Me Gift & Loyalty Card, çdo udhëtim ka vlerë

Sharr Travel ka sjellë dy shërbime të reja që e bëjnë udhëtimin edhe më të bukur, më fleksibël dhe më të leverdishëm. Me Gift Card, ju mund t’i dhuroni dikujt një udhëtim të zgjedhur prej tyre – një kartelë e parapaguar që përdoret për çdo ofertë apo paketë brenda 6 muajve. Është dhurata ideale për miq, familjarë apo këdo që e do aventurën.

Ndërkohë, Loyalty Card është mënyra jonë për t’i shpërblyer klientët besnikë. Në vizitën e parë merrni kartelën, ndërsa me çdo rezervim vijues përfitoni zbritje progresive: 5% në të dytën, 7% në të tretën dhe 10% në vizitën e katërt. Mjafton që kartela të ketë vulën tonë për t’u përdorur.

Dy shërbime të reja, një qëllim i vetëm: t’ju sjellim udhëtime më të lehta, dhurata më domethënëse dhe përfitime që rriten me çdo udhëtim.

Sharr Travel – udhëtime që vlen t’i përjetosh, dhe tani edhe më shumë arsye për t’u kthyer sërish.