Ju që na besuat rrugëtimin… sot ju falënderojmë me gjithë zemër!

Në këtë ditë të shenjtë të Bajramit, kur zemrat hapen për falje, dashuri dhe afërsi… ne në *Sharr Travel* ndalemi për një çast, për t’u falenderur, – miqtë, udhëtarët, dhe besnikët tanë që e keni bërë këtë sukses të munëshëm.

Fjalët janë të vogla për të përshkruar *mirënjohjen tonë të thellë.* Ju keni qenë zemra e çdo autobusi që është nisur, e çdo aventure që kemi organizuar, dhe e çdo kujtimi të bukur që është krijuar përgjatë rrugëve tona.

*Ju keni zgjedhur Sharr Travel për pushimet tuaja, për festat, për momentet e papërsëritshme – dhe kjo nuk është diçka që ne e marrim si të mirëqenë.
Çdo mesazh nga ju, çdo buzëqeshje në nisje e çdo përqafim në kthim, janë kujtime që i ruajmë me zemër.

*Ne nuk jemi thjesht një agjenci udhëtimesh. Jemi një familje. Dhe familja nuk zhgënjen.*

Në këtë ditë të Bajramit, duam të japim një premtim të madh:

*Do të jemi gjithmonë aty ku jeni ju. Do të dëgjojmë, do të përmirësohemi, do të sjellim më shumë se oferta – do të sjellim ndjesi, siguri dhe kujtime që zgjasin një jetë.*

*Çfarë na pret?*
Sezoni është vetëm në fillim… por dashuria që marrim prej jush është motivi ynë më i fuqishëm. Ne kemi plane të mëdha, destinacione të reja, surpriza që mezi presim t’i ndajmë me ju.

*Gëzuar Bajramin nga familja Sharr Travel!*

*Zoti e bekoftë udhën tuaj* – *dhe faleminderit që na lejoni të jemi pjesë e saj.*